Vrasje në Rahovec

Gjakovë, 17 maj 2017

   

Me datën 17.05.2017 në orën 02:00 stacioni policor në Rahovec ka marrë informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Ratkoc, saktësisht në afërsi të udhëkryqit që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.


Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.

Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete.


Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.


   Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm.


Për çdo informatë shtesë lidhur me rastin do të njoftoheni me kohë.

 

Raporto krimin