Zbardhet rasti i kanosjes ndaj gazetarit

Mitrovicë,  14 prill 2017

Dy ditë më parë në Polici në Mitrovicë ishte raportuar një rast me elemente  të dyshuara të  veprës penale ‘kanosje’, ku viktimë e kësaj kanosje  ishte një gazetar i cili ka deklaruar se kishte pranuar një sms me përmbajtje kërcënuese të shkruar në gjuhën serbe.
 
     Hetimet për rastin janë zhvilluar nga hetuesit policorë nën autorizimin e  prokurorit , ku pas një hetimi të mirëfilltë të bazuar në prova tjera të siguruara, në konsultim me prokuronin, bëhet e ditur se rasti i raportuar si kanosje ndaj gazetarit nuk ka elemente të kanosjes.

Hetuesit policorë mbi provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit  në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.
 

Raporto krimin