Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të PK-së

Z. Naim Rexha - Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë për operativë

Naim Rexha karrierën e tij në Policinë e Kosovës e filloi në vitin 2002, fillimisht si zyrtar policor patrullues, ku vazhdoi me angazhimet në sektorët e ndryshëm në kuadrin e stacionit policor Veriu në Prishtinë, ku punoi deri në fund të vitit 2004.

Në vitin 2004 u promovua në gradën rreshter dhe u caktua Udhëheqës i ndërrimit patrullues në stacionin policor në Fushë-Kosovë, kurse me promovimin në gradën toger, u caktua Mbikëqyrës i ndërrimit në stacionin policor në Lipjan.

Pas promovimit në gradën kapiten dhe kryerjes me sukses të kursit të nivelit të mesëm të menaxhimit, në vitin 2005 u caktua të punoi në Drejtorinë e përgjithshme të policisë si Shef i sektorit për zhvillim.

Me t`u promovua në gradën major, nëvitin 2006 u caktua Drejtor i drejtorisë për planifikim dhe zhvillim, detyrë kjo të cilën e ushtroi deri në fund të vitit 2007.

Naim Rexha në vitin 2007 u promovuanë gradën nënkolonel dhe u caktua Kryesues i departamentit për çështje të komunitetit.

Në vitin 2010 ai u caktua Kryesuesi departamentit të sigurisë publike, ndërsa në pozitën e Shefit të stafit të drejtorit të përgjithshëm u caktua në Qershor të vitit 2011.

Në Shkurt të vitit 2012, Naim Rexha u emërua në ushtrimin e detyrës së Ndihmësdrejtorit të përgjithshëm përpersonel dhe trajnime, ndërsa Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë për operativë u emërua më 26. Qershor 2012.

Naim Rexha diplomoi në Akademinë ushtarake të forcave tokësore në Beograd. Studimet e magjistraturës në lëmin e kriminalistikës dhe studimeve të sigurisë i përfundoi në Fakultetin e shkencave kriminalistike dhe studimeve të sigurisë të Universitetit të Sarajevës. Ka vijuar një mori trajnimesh profesionale në fushën e menaxhimit të sigurisë. Ka marrë pjesë në disa seminare e konferenca shkencore duke u paraqitur edhe me kumtesa individuale nga fusha e sigurisë.

Naim Rexha gjatë punës së tij është angazhuar në shumë detyra shtesë në kontribuim të ngritjes dhe avancimit të performimit profesional të Policisë së Kosovës. Për përkushtimin dhe sukseset e treguara është shpërblyer me shumë Mirënjohje dhe Medaljen për shërbim besnikërie.

Jeton në Bardhosh të Prishtinës, me bashkëshorten Lumnije dhe vajzat Dardana, Ulpiana, Albana e Ariana.

 
Dejan Jankovic - Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Resurse i Policisë së Kosovës

Dejan Jankovic filloi karrierën e tij në zbatimin e ligjit në korrik të viti 2000. Gjatë punës së tij në stacionin e Policisë së Shtërpcës ka punuar në disa njësi dhe pozicione si: hetim, njësi për komunitet, (tim lider)-udhëheqës i ekipit në patrullë etj. Me promovime ka punuar në pozicione të ndryshme: rreshter –shef ndërrimi 2001-2002, toger- zëvendëskomandant i stacionit nga 2002 në 2003.

Në fillim të vitit 2003 gradohet me gradën e kapitenit dhe bëhet komandant stacioni me detyrën për të përgatitur stacionin për tranzicionin nga UNMIK-u tek SHPK-ja. Me detyrë ricaktohet në stacionin policor të Gjilanit si zëvendëskomandant i stacionit dhe pas tranzicionit të suksesshëm ai bëhet shef i  Njësisë Rajonale të Trafikut në Gjilan, ku qëndron deri në vitin 2004. Për një vit kthehet  në Shtërpcë për të riorganizuar stacionin e Policisë dhe për të përmirësuar funksionalitetin, lidhjen multietnike dhe sjelljen profesionale. Në tetor të vitit 2004 promovohet në gradën e majorit.

Në fillim të vitit 2005 filloi të punojë në projektin e krijimit të komandës së re rajonale  në Ferizaj, menjëherë pasi bëhet zëvendëskomandant rajonal për Administratë  u promovua në gradën e nënkolonelit.


Në shtator të vitit 2005 promovohet në gradën e kolonelit dhe merr postin e komandantit rajonal në Gjilan. Për fat të keq ai nuk qëndroi gjatë në atë pozitë, sepse  mbijetoi një sulm me armë duke u kthyer nga puna, por që lëndimet e marra  nuk ishin të rrezikshme për jetën.

Pas shërimit, në shkurt të vitit 2006 bëhet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të sapokrijuar, ku  qëndroi deri në janar të vitit 2008.

Zoti  Jankovic  kthehet në Shërbimin Policor të Kosovës në Drejtorinë për Planifikim Strategjik dhe në shkurt të vitit 2009 emërohet në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Resurse të Policisë së Kosovës.

Zoti Jankovic diplomoi në nivelin Bachelor në Universitetin "Union" Busines Menagement dhe ka diplomuar në studimet akademike Master.

Zoti Jankovic u diplomua në Kolegjin për Studime Ndërkombëtare të Sigurisë “Liderët e Shekullit 21”, në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, në Gjermani, në vitin 2004.

Po ashtu në të njëjtën qendër diplomohet në Programin e Lartë Ekzekutiv, në vitin 2007.

Me sukses ka përfunduar një mori trajnimesh profesionale, gjithashtu mori pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme shkencore. 


Zoti Jankovic shpërblehet me Medalje të Trimërisë nga Shërbimi Policor i Kosovës në vitin 2006, si dhe Semper Fidelis Medaljen në vitin 2012 nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së.

Shpërblehet dhe me mirënjohje të shumta për punën e tij të dalluar .

Jeton në Shtërpcë me gruan dhe tre fëmijët.


Raporto krimin