Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, më 9 qershor 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 09.06.2026 përmes pikës kufitare në Morinë, ka realizuar me sukses transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria për në Kosovë. Ky shtetas ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, ku i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.
Ky transferim u realizua bazuar në ligjet në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje