Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona tё dyshuar pёr veprat penale ‘vrasje nё tentativё’, ‘lёndim i rёndё trupor’ dhe ‘pjesёmarrje nё rrahje’

Pejë, 13 mars 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datën 12.03.2025, rreth orës: 23:00, është njoftuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima.
Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre (3) tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre (3) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje