Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim – Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.
‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Personat e dyshuar janë:
Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj.
Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje