Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut mbulon komunat Mitrovicë Jug, Vushtrri dhe Skenderaj. Në kuadër të DRP-Mitrovicë Jug, operojnë tri stacione policore: Stacioni Policor Mitrovicë Jug, Vushtrri dhe Skenderaj ndërsa tre nënstacione policore janë në: Frashër, Syriganë dhe Prelluzhë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut mbulon një territor me sipërfaqe prej 1072 km², me numër të banorëve prej 192 600, në tri komunat e rajonit: Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj, me gjithsej 163 fshatra, me banorë të etnive të ndryshme si: shqiptarë, serb, boshnjak dhe komunitete tjera,
Në kuadër të DRP Mitrovicë Jug shërbejnë 590 zyrtarë policor të uniformuar dhe 61 punonjës staf civil, të cilët shërbejnë në stacione policore, njësi dhe sektorë të ndryshëm, si:
Sektori Rajonal i Operimeve
Sektori Rajonal i Hetimeve,
Sektori Rajonal i Resurseve
Njësia e Trafikut Rajonal – mbikëqyr 189 km rrugë, të ndara në: 145 km rrugë rajonale dhe 44 km rrugë nacionale.
Stacionet Policore: Numrat kontaktues
Mitrovicë Jug, linja emergjente 192/ 028 532 685
Vushtrri, linja emergjente 192/ 028 572 010
Skenderaj linja emergjente 192/ 028 582 082
Nënstacionet Policore
o Frashër – Mitrovicë-Jug
o Syriganë -Skenderaj
o Prilluzhë-Vushtrri
Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë-mbulon një sipërfaqe prej 310 km², me 64 680 banorë, me gjithsej 44 fshatra. Në kuadër të SP Jugu shërbejnë 199 zyrtarë policor.
Zona e përgjegjësisë është e ndarë në katër (4) sektorë përfshi edhe Nënstacionin policor në fshatin Frashër.
Objektet me rëndësi:
Objekti i Komunës Mitrovicë Jug
Objekti i Gjykatës Themelore Mitrovicë
Zyra Rajonale për Punësim
Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit
Spitali Rajonal
Kazerma e FSK-së
Baza e Njësisë Speciale Operative NJSO
Universiteti Publik i Mitrovicës
Terminali Doganor
Objekti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)
Objekti i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)
Ujësjellësi Rajonal
Zyra Rajonale KEDS-KESCO
Arkivi komunal
Objekte shkollore: gjithsej 36 objekte të arsimit parauniversitar
Shkolla fillore 32
Shkolla të mesme 4
Objektet fetare:
Xhamia 25
Kisha ortodokse 2
Kisha katolike 1
Objektet Kulturore:
Qendra e Kulturës
Zyra Rajonale për Trashëgimi Kulturore
Muzeu i qytetit
Teatri profesionist i qytetit
Vendet interesante për t’u vizituar
Zona e Shalës së Bajgores
Liqeni akumulues
Muzeu i Trepçës
Industria
Miniera Trepça, Flotacioni, Parku industrial ,
Parku energjetik në Bajgorë
——————————————————————————–
Stacioni Policor Vushtrri– mbulon një sipërfaqe prej 350 km², me 61 493 banorë, me gjithsej 67 fshatra.
Në kuadër të SP Vushtrri shërbejnë 132 zyrtarë policor.
Zona e përgjegjësisë është e ndarë në pesë (5) sektorë përfshi edhe Nënstacionin policor në fshatin Prilluzhë.
Objektet me rëndësi
Objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega Vushtrri,
Objekti i Komunës Vushtrri.
Akademia për Siguri Publike
Spitali i qytetit
Qendra e Kulturës
Arkivi komunal
Objekte shkollore: gjithsej 35 objekte të arsimit parauniversitar
Shkolla fillore 32
Shkolla të mesme 3
Objektet fetare
Xhamia 39 ,
Kisha ortodokse 6
———————————————————————————————————
Stacioni Policor Skenderaj– mbulon një sipërfaqe prej 378 km², me 40 632 banorë, me 52 fshatra.
Në kuadër të SP Skenderaj shërbejnë 114 zyrtarë policorë.
Zona e përgjegjësisë është e ndarë në katër (4) sektorë përfshi edhe Nënstacionin në fshatin Syriganë.
Objektet me rëndësi
Objekti i komunës
Objekti i Gjykatës Themelore Mitrovicë dega ne Skenderaj
Qendra e Kulturës
Arkivi komunal
Objektet shkollore – janë 37 objekte shkollore të arsimit parauniversitar
Shkolla të mesme 3
Shkolla fillore 34
Objektet fetare:
Xhamia 19
Kisha ortodokse 1
Manastir 1
Vendet që vazhdimisht vizitohen memorialët :
Kompleksi memorial Adem Jashari- Prekaz
Kulla e Ahmet Delisë- Prekaz i Epërm
Kulla e Tahir Mehes -Prekaz i Poshtëm
Industria:
Fabrika e materialit ndërtimor
Fabrika e Miellit
————————————————————————————————————–
DRP Mitrovicë Jug
Gusht 2024