Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale Prishtinë

Drejtoria Rajonale Prishtinë

DRP e Prishtinës ka një shtrirje territoriale prej 2.140.82 km² dhe me një popullsi multietnike prej 470.583 banorë. 

Në kuadër të DRP-së Prishtinë punojnë stacionet policore, ‘Qendra’ në Prishtinë, ‘Jugu’ në Prishtinë, ‘Veriu’ në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Lipjan, Graçanicë, dhe Njësia e Trafikut Rajonal me lokacion në Fushë Kosovë. 

Numri i punonjësve në këtë DRP është 1100 punonjës zyrtarë policorë. Si karakteristikë e cila e veçon këtë DRP është fakti se Prishtina është kryeqyteti i Republikës së Kosovës. 

DRP e Prishtinës mbulon territorin e shtatë komunave: Prishtinë, Podujevë, Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graçanicë. Prishtina si kryeqytet i Republikës së Kosovës është qendër e zhvillimeve diplomatike, kulturore dhe artistike e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. 
Në zonën e përgjegjësisë së DRP-Prishtinës janë objektet e rëndësisë së veçantë, si: Parlamenti i Republikës së Kosovës, Presidenca, Qeveria me të gjitha ministritë, komanda e KFOR-it, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Komanda e FSK-së, ambasadat dhe zyrat diplomatike, Ombudspersoni, Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat tjera, Prokuroria e Shtetit, organizatave joqeveritare, Qendra Universitare Spitalore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, termocentralet, objektet religjioze, objekte të rëndësishme kulturore dhe shkencore, si: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Teatri Kombëtar, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, qyteti i studentëve me të gjitha konviktet e studentëve etj.

Lajmet

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Rashit Qalaj

Statstikat e përgjithshme: 2020-04-01
0
Aksidentet Fatale
1
Aksidentet Me te Lenduar
3
Aksidentet Pa te Lenduar
127
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje