Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyra Koordinuese për Siguri në Bashkësi

Zyra Koordinuese për Siguri në Bashkësi

TERMAT E REFERENCËS PËR ZYRËN KOORDINUESE PËR SIGURI NË BASHKËSI 

 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 

 

Të përgatitura më 04.04.2012, me ndihmën e Programit për Siguri në Bashkësi të ICITAP-it dhe Sektorit për Policimin në Bashkësi të OSBE-së, në përkrahje të objektivave të Strategjisë për Siguri në Bashkësi; 

 

Në përkrahje të Strategjisë Kombëtare për Siguri në Bashkësi dhe Planit të Veprimit (Objektiva Strategjike 1.2, Aktivitetet – 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3, 1.2.4, 1.2.5, 1.2.6), dhe po ashtu në përkrahje të Strategjisë për Policim në Bashkësi të Policisë së Kosovës, Departamenti i Sigurisë Publike në kuadër të MPB-së ka autoritetin të themelojë Zyrën Koordinuese për Siguri në Bashkësi në çdo lokacion ku MBP/DSP Divizioni për Siguri në Bashkësi e sheh të nevojshme/arsyeshme. 

 

Më 28.02.2012, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka autorizuar përdorimin e një zyre që të plotësojë nevojat e Divizionit për Siguri në Bashkësi në kuadër të Departamentit për Siguri Publike të MPB-së. Zyra e lartpërmendur do të shërbejë si lokacion për koordinimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të KKSB-së, EVSB-së dhe KLSP-së. 

 

PARIMET E PËRGJITHSHME

 

Forumet e sigurisë në bashkësi (KKSB, EVSB dhe KLSP) sjellin së bashku pjesëtarët e komunitetit lokal, zyrtarët policorë, përfaqësuesit lokal dhe partner të institucioneve të ndryshme që punojnë së bashku për të përmirësuar sigurinë në bashkësi dhe kualitetin e jetës. 

 

Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi dhe Komitetet Lokale për Siguri Publike e përbëjnë komponentin kryesore të infrastrukturës së Sigurisë në Bashkësi në Republikën e Kosovës. 

 

Forumet e Sigurisë në Bashkësi veprojnë si trupa konsultativë, roli I të cilëve është të rrisin vetëdijen mbi natyrën e krimit, parregullsitë dhe sjelljet jo-shoqërore, të njohin çështjet e rendit dhe sigurisë, të identifikojnë metodat e zhvillimit dhe implementimit efektiv të projekteve dhe planeve të veprimit në nivel lokal në partneritet me Policinë e Kosovës, zyrtarët lokalë dhe partnerët tjerë. Këto forume të sigurisë janë mekanizma të rëndësishëm që përkrahin zbatimin e iniciativave të sigurisë në bashkësi në nivel kombëtar, regjional dhe lokal. 

 

ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRËS KOORDINUESE PËR SIGURI NË BASHKËSI 

 

Zyra Koordinuese për Siguri në Bashkësi do të shërbejë si ombrellë e vetme për koordinimin dhe përkrahjen e të gjitha aktiviteteve të forumeve për siguri në bashkësi në të ardhmen, duke përfshirë nevojat e trajnimit për themelim dhe rivitalizim, planifikimin dhe hartimin e projekteve, këshillat ekzekutiv, arkivin, verifikimin e anëtarësisë në forumet e sigurisë në bashkësi dhe aktivitetet tjera të ndërlidhura që kërkojnë koordinim dhe përkrahjen e MPB dhe PK. Në këtë zyrë janë caktuar dy zyrtarë për koordinimin dhe përkrahjen e aktiviteteve të forumeve të sigurisë, njëri zyrtar është nga Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për Siguri në Bashkësi dhe zyrtari tjetër është nga Policia e Kosovës respektivisht nga Drejtori e Policisë në Bashkësi. 

 

Po ashtu, trajnerët e trajnuar të EVSB-ve dhe KLSP-ve (pjesëtarët e komunitetit dhe zyrtarët policorë) që kontribuojnë në aktivitetet e sigurisë në bashkësi në mënyrë vullnetare, do të mbulojnë këtë zyrë kohë pas kohë kur kanë nevojë që të punojnë në planet mësimore të trajnimeve, menaxhimin e klasave, përgatitjen e raporteve dhe përdorimin e bibliotekës dhe bazës së të dhënave. 

 

Të gjitha aktivitetet e zhvilluara Brenda ose përmes kësaj zyre duke përfshirë por duke mos u kufizuar në trajnime, projekte dhe aktivitete nga organizata vendore dhe ndërkombëtare , duhet të marrin autorizimin nga Udhëheqësi i Divizionit për Sigurinë në Bashkësi pranë MPB-se.

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje