Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2026 – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 Qershor 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 861 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore. Me datë 19.06.2026 ka qenë e paraparë “maratona” ku gjatë kontrollimit të shoferëve është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit konkretisht 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat ligjore.
Çdo vendim për drejtim nën ndikim të alkoolit paraqet rrezik për shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit tjerë të rrugës!
Andaj, mos drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit!
#Roadpol – European Roads Policing Network

Mund të jetë një imazh i ‎makinë dhe ‎teksti që thotë "‎REALIZIMI I AKTIVITETEVE OPERACIONALE SIPAS PLANIT ROADPOL PẼR MUAJIN QERSHOR 2026 KONTROLLI ー SHOFEREVE PER PERDORIM Te ALKOOLIT AlcoQuant COAT م POLIC CELIANG 0.00 የሰሁ‎"‎‎

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje