Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës Jugu sekuestron armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme
Mitrovicë e Jugut, 17 korrik 2026
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e masave parandaluese gjatë sezonit veror, Njësia për Reagim të Shpejtë ( NJRSh), në mbështetje të njësive të tjera policore, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Skenderajt ka realizuar një sërë aktivitetesh operative, të cilat kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve, mjeteve të ftohta dhe gjësendeve të tjera të kundërligjshme.
Gjatë kontrolleve të automjeteve në trafikun rrugor dhe personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, tetë (8)thika, një radiolidhje, një maskë, tri (3)shufra metalike, si dhe gjësende të tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.
Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë.
Policia, apelon te qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, ose përmes adresës elektronike [email protected].
Policija u regionu Mitrovica Jug zaplenila je vatreno i hladno oružje kao i druge protivzakonite predmete
Južna Mitrovica, 17. jul 2026. godine
U okviru stalnih napora za obezbeđivanje javnog reda i bezbednosti kao i sprovođenja preventivnih mera tokom letnje sezone, Jedinica za brzo reagovanje (JBR) kao podrška drugim policijskim jedinicama, samo juče u noćnim satim u području Skenderaja sprovela je niz operativnih aktivnosti, što je ishodilo otkrivanjem i zaplenom vatrenog i hladnog oružja kao i drugih protivzakonitih predmeta.
Tokom kontrole vozila u drumskom saobraćaju i osumnjičenih lica, pronađeno je i zaplenjeno sledeće: jedno vatreno oružje, osam ( noževa, radio-veza, jedna maska, tri(3) metalne šipke kao i drugi predmeti za koje se sumnja da su korišćeni ili namenjeni za počinjenje krivičnih dela.
U vezi sa ovim slučajevima, osumnjičeni su sprovedeni u policijsku stanicu, intervjuisani a protiv njih su preduzete proceduralne radnje u koordinaciji sa nadležnim tužiocima.
Policija apeluje na građane da nastave saradnju sa policijom, prijavljivanjem svih sumnjivih slučajeva putem broja za hitne slučajeve 192, mobilne aplikacije „Prijavi policiju“ ili putem imejl adrese [email protected].

Mund të jetë një imazh i thikë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i telefon
Mund të jetë një imazh i thikëPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i thikëMund të jetë një imazh i thikë

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje