Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitet sensibilizues për sigurinë e fëmijëve në trafikun rrugor

Gjilan, 12 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Sektorial dhe i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, kanë realizuar një ligjëratë edukative me temën “Siguria në komunikacion” me fëmijët e një kopshti të fëmijëve në Gjilan, përmes së cilës fëmijët janë njoftuar me rregullat bazë të trafikut rrugor dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë personale dhe të të tjerëve.
Pas pjesës teorike, aktiviteti është zhvilluar edhe në mënyrë praktike në rrugë, ku fëmijët nën shoqërimin e edukatoreve të kopshtit dhe zyrtarëve policorë, janë njoftuar nga afër me vendkalimin për këmbësorë, shenjat e komunikacionit, mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt të qëndrimit në automjet gjatë udhëtimeve.
Ky aktivitet ka për qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve që në moshë të hershme për rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
Mund të jetë një imazh i fëmijë, ambulancë dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje