Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ambasadori Amerikan z. Philip Kosnett ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan

Gjilan, 20 qershor 2019

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit me datë 20 qeshor 2019, ka bërë përurimin e zyrës operative të Policisë së Kosovës në stacionin policor të Gjilanit. Përveq kësaj poashtu është bërë edhe instalimi i kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit, të cilat do të monitorohen nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori Amerikan z. Philip Kosnett së bashku me INL – ICITAP-in dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, e kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit Major Alban Ramushi e ka mirëpritur vizitën e ambasadorit Kosnett duke i shprehur kështu mirëseardhje dhe duke falënderuar edhe Ambasadën Amerikane,INL – ICITAP-in si dhe Komunën e Gjilanit të cilët kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës në stacionin policor të Gjilanit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët e tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë,  janë të përkushtuar që të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë qytetarët e saj.

Me respekt,
Zyra për informim
Rajoni i Gjilanit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje