Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Me datën 11.03.2024, rreth orës 02:10, deri sa policët e stacionit në Ferizaj ishin duke patrulluar në rrugën ‘’ Remzi Hoxha’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një veturë BMW me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe veturës, tek shoferi B.J ( M/K) 29 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa edhe tek pasagjeri M.A (M/K), i moshës 27 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 5 fishekë.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje