Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen në flagrancë tre persona për ‘vjedhje të rëndë’

Prishtinë, 8 dhjetor 2016 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar mbrëmë nga njësitet policore të Obiliqit,          me ç’rast janë arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të ‘vjedhjes së rëndë’, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Mirash të komunës së Obiliqit. 

Rasti ka ndodhur në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e Policisë. Gjithashtu nga ana e Policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa të Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill.

 Personat e arrestuar janë:

 

B. G., mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

B. M., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

A. M., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. 

Pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e Policisë, për  mbi 40 raste të natyrës së njëjtë (vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje etj.).

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje