Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari i tretë për rastin e vjedhjes grabitqare

Prishtinë, 29 gusht 2017 – Sot rreth orës 13:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet  policore të Ferizajt, kanë arrit që të arrestojnë personin e tretë të dyshuar për rastin e vjedhjes që ndodhi ditë më parë në Prishtinë. 

I dyshuari:  M.Q,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në polici dhe aktualisht po kryhen procedurat e nevojshme policore nga ana e hetuesve. 

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje grabitqare 

 

Prishtinë, 25 gusht 2017 – Dje njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet  policore të Lipjanit dhe Ferizajt,  kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast Vjedhje Grabitqare.

  Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania,  ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme  (rreth 700 euro). ( Bëhet fjalë për rastin /video xhirimin,  që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.) 

 

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar:

 

A.K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe

P.F,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. 

 

Të njëjtit, me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës. Ndërkohë që i dyshuari i trete i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje