Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Gjakovë, 19 dhjetor 2022
Stacioni Policor në Gjakovë, derisa iu kishin përgjigjur dhe ishin duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vend-ngjarje në posedim të të dyshuarit N. N., mashkull i lindur në vitin 1951 (shtetas i Republikës së Kosovës), kishin gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje