Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri

Prishtinë, 6 dhjetor 2016– Sot rreth orës 03:30 nga hetuesit policor të  stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i  dyshuar për veprën kanosje. 

Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat, saktësisht në një kafene,  ku me armë zjarri,  është kërcënuar ankuesi (45 vjeç, mashkull shtetas i Republikës së Kosovës).

Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

K. H,  mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu  lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar :

Një Pushke automatike AK-47

Një karikatorë si dhe 

Dyzetedy  fishekë të kalibrave të ndryshëm

Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit,  prej 48 orësh.  Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve.

Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje