Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së priti komandantin e KFOR-it dhe pranoi një donacion për Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike

Prishtinë, 25 korrik 2019

Sot, me 25 korrik 2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit QALAJ, priti komandantin e KFOR-it z. Lorenzo D’ADDARIO dhe komandantin e Regjimentit Karabinieri MSU (Multinational Specializated Unit) kolonelin Ruggiero
CAPODIVENTO.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit QALAJ, falënderoi komandantin e KFOR-it z. Lorenzo D’ADDARIO si dhe Komandantin e MSU-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.

Komandanti i KFOR-it tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për PK-në e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë. Policimi efektiv është bazë për siguri dhe PK-ja është shembull në këtë aspekt.

Policia e Kosovës me këtë rast ka pranuar një donacion të pajisjeve nga MSU – Karabinieri  të cilat do të shërbejnë për njësinë e Krim-teknikës (forenzikës) së Policisë së Kosovës. Këto pajisje do të rrisin edhe më tej nivelin e profesionalizmit të zyrtarëve të PK-së dhe do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave me metoda më bashkëkohore.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje