Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj, mbajti takim zyrtar lidhur me shqetësimet rreth rasteve të grabitjeve

 

Prishtinë, 31 dhjetor 2018

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj, referuar shqetësimit lidhur me rastet e grabitjeve të ndodhura kryesisht në DRP-Prishtinë, ka thirrur në takim zyrtar stafin menaxherial dhe Komandantët e Stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

 

 

Temë kryesore e këtij takimi, nga drejtori Qalaj ishte ndërmarrja shtesë e masave të menjëhershme, me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme kriminale, metheks të veçantë të grabitjeve, si dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale.

 

Drejtori Qalaj ngriti çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si grabitjet, vjedhjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

 

Përveç hartimit të urdhrit operativ, u kërkua nga Drejtoria Rajonale, që të implementohen planet konkrete për parandalim të grabitjeve, të sigurohen lokacionet e rëndësisë së veçantë, lokacionet sensitive, duke angazhuar njësite të ndryshme policore, togje policore, njësite për reagim të shpejte dhe njësitet speciale operative.

 

Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të parandalojë rastet kriminale dhe për këtë ka përgatitur urdhrin operativ për menaxhimin e situatës se sigurisë gjatë festës së fund vitit, që ka për qëllim parandalimin e çfarëdo rrezikut për sigurinë, rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën apo pasurinë publike e private.

 

 

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime shtesë drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore karshi qytetarëve të vendit.

 

 

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje