Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’

Mitrovicë, 5 tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për implementimin e planit operativ “Siguria ne shkolla” për vitin shkollor 2022/23, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve.
Brenda planit operativ policor fazat e veprimit do të jenë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ku në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët nacionale, magjistrale dhe rajonale.
Përveç njësisë së trafikut rrugor angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit në shkolla fillore dhe të mesme janë angazhuar zyrtarë policorë përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.
Angazhimet policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritet arsimore si në nivel të drejtorive komunale të arsimit ashtu edhe në atë të drejtorive të shkollave.
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor e sidomos në zonat e shënjuara ‘ Kujdes shkolla’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje