Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje e armatosur

Prishtinë, 20 shtator 2018 – Ju njoftojmë se sot rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Enver Maloku ” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.
Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armës, ku një person i maskuar, ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje