Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion i Policisë së Kosovës lidhur me rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm tek objekti i RTK-së

 

Prishtinë, 23 gusht 2016

Ju informojmë se me datë 22.08.2016, rreth 21:48 në rrugën “Xhemajl Prishtina” tek objekti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), është raportuar për një shpërthim që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes granatë dore.

Policia e Kosovës me njësitet e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore.

Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme (23.08.2016), dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti.

Njëkohësisht Policia e Kosovës fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje