Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkohet një e dyshuar për Vjedhje

Prizren, 19 Korrik 2023
Sektori i Hetimeve të Stacionit policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën Vjedhje.
Vepra penale ka ndodhur me datën 06.07.2022 ora 10:40 në rrugën “Edit Durham”, tek butiku “DRITONI” në Prizren.
E dëmtuara ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren, se me datën 06.07.2022, rreth orës 10:40 deri sa ishte duke blere disa gjerat në butik, persona të panjohur nga çanta e saj e dorës i kanë vjedhur kuletën e saj, në të cilën kishte dokumente personale si dhe para në vlerë 750 Euro.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë të nxjerra nga butiku ku ka ndodhur rasti, është siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje