Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA – SHTESË – 2

KOMUNIKATË PËR MEDIA – SHTESË – 2

Prishtinë, 23 nëntor 2018 (ora 12:15)

Informacione shtesë lidhur me dëshmitë e konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë operacionit policor të realizuar sot në Veri të Mitrovicës, si dhe me caktimin e masës së ndalimit ndaj personave të dyshuar.

Fotot e dëshmive të konfiskuara në vendin e ngjarjes:

Dëshmitë e konfiskuara në vendin e ngjarjes:

Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,
Një telefon (I-phone),
Një telefon “Microsoft”,
Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,
Një llap top “Lenovo”,
Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,
Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës, 
Një këllëf për armë-revole,
Dy jelekë ushtarak,
Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,
Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,
Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,
Një granatë dore M-75,
Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,
Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,
Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,
Një tytë e tromblonit,
Një shufër gome,
Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,
Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,  
Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,
Si dhe një sprej jo zyrtar.

Vendimi i të prokurorit të PSRK-së për personat e ndaluar.

Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve.

Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
DPP, Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje