Prishtinë, 5 tetor 2015
Policia eKosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, paspranimit të informacioneve relevante nga burime policore në terren, dje, me 4tetor 2015 rreth orës 23:25, ka realizuar një operacion policor anti-drogë, nëdalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.
Gjatërealizimit të operacionit policor është ndaluar për kontroll një kamion, meç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar merërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.
Me këtë rast është arrestuari idyshuari:
- B.F. lindur me1989 m/k/sh
I dyshuari, drejtuesi i kamionit, ekishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprënpenale ‘blerja , posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar enarkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Substanca e konfiskuar enarkotikëve pas matjes ka rezultuar të jetë:
- 39.778 KG (39 kilogramë e 778 gramë)
Hetimet lidhur me prejardhjen dhedestinacionin e substancës së dyshuar janë në proces.
Lidhur me rastin është njoftuarprokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet nëqendrën e mbajtjes.