Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet një pushkë gjysmë automatike në fshatin Mramor të Prishtinës

Prishtinë, 31 korrik  2018 – Sot në ora 09:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu –  Prishtinë, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Mramor të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

•    një pushke gjysmë automatike.

Ndërkohë që policia ka gjetur  dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit;

>    S. G,  mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë, për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje