Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë

Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Që nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të kontribuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.
Marrë parasysh numrin e qendrave të votimit, policia ka angazhuar rreth 400 zyrtar policor me detyra specifike në këtë proces, duke mos llogaritur këtu edhe numrin e zyrtarëve të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në atë territor.
Deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votës.
Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave.
Ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë.
E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë proces me vëmendje të shtuar po monitoron rrjedhën e këtij procesi duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës sonë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje