Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Policinë e Kosovës qëndroi për një vizitë zyrtare Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli

 

Prishtinë, 11 korrik 2019

Sot, me 11 korrik 2019, Policinë e Kosovës e ka vizituar Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli. Me rastin e kësaj vizite u diskutuan çështje të rëndësishme rreth sigurisë së përgjithshme në vend si dhe çështje të tjera për mirëqenien e zyrtarëve policorë.

Gjatë fjalimit të tij, ndër të tjera ai përmendi se jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës gjatë kryerjes së detyrave duke theksuar se “Do ta përkrahim Policinë e Kosovës me theks primar pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor, sigurimin shëndetësor si dhe krijimin e kushteve infrastrukturore me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe është në interes strategjik siguria dhe stabiliteti në çdo pjesë së Kosovës”

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Qalaj fillimisht falënderoi kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli për vizitën e tij dhe njëkohësisht përmes një prezantimi njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe realizimin e objektivave të Policisë së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme edhe përkundër sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës gjatë kryerjes së punës.

Kryetari i Kuvendit gjatë vizitës në Policinë e Kosovës ka falënderuar Policinë e Kosovës për sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si bartëse e përgjegjësisë për sigurinë në Kosovë. Po ashtu ai theksoi se Policia e Kosovës është një nga institucionet më profesionale dhe më e besueshme në rajon.

Me këtë vizitë kryetari i kuvendit të Kosovës edhe një herë konfirmoi përkrahjen për Policinë e Kosovës për luftimin e krimit dhe dukurive të tjera negative të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje