Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndara arrestohen katër të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

Prishtinë, më 5 gusht 2022
Rasti i parë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët.
Kështu, sot më 05.08.2022, pas marrjes së urdhëresës nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në ora 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion. Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa. Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje