Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë

Lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton opinionin publik se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij tubimi/manifestimi.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, dhe me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit, mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.

Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, çdo herë duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje