Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ofrim i ryshfetit

Prizren, 09 qershor -Rreth orës 10:40 minuta, në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren e ka ndaluar automjetin Golf 3 me targa vendore dhe gjatë kontrollit është konstatuar se vetura nuk është regjistruar që nga viti 2012. Për t’i ikur sekuestrimit të automjetit, shoferi i kishte futur ne dokumentacion një bankënotë prej 20 eurove dhe u thotë policëve “Merrini këto, pini kafe dhe e lemë këtë punë me kaq”. Patrulla policore e ka arrestuar shoferin ryshfetçi, ndërkaq vetura është sekuestruar për mungesë të regjistrimit. Për rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për ofrim të mitos.

Statstikat e përgjithshme: 2025-07-01
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
39
Aksidentet Pa te Lenduar
2060
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
11
Ne Mbajtje