Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Operacioni policor ‘POSTA’ vë në pranga 5 persona të dyshuar

Prishtinë, 7 qershor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si vazhdimësi e operacioneve policore të mëhershme, me datën 6 qershor 2016 ka realizuar operacionin policor të koduar me emrin ‘POSTA’, i cili ka rezultuar me arrestimin e (5) personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Operacioni policor është realizuar në magjistralen Ferizaj-Shkup në një depo mobilierie, ku gjatë kontrollit në disa ulëse të mobileve janë gjetur (57) paketime me substancë narkotike e dyshuar  marihuhanë, e cila në total arrin peshën prej (58 kg). 

             Substanca narkotike e konfiskuar dyshohet që për destinacion kihte shtetin e Zvicrës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:

A. L.                lindur me                  1976

R. H.               lindur me                  1975

N. N.               lindur me                  1979

A. Gj.              lindur me                  1968

J. H.                 lindur me                  1960

I njëjti operacion policor ka rezultuar me kontrollimin e katër shtëpive banimi dhe një banese në qytetin e Pejës, si dhe një shtëpi në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërsa arrestimi i personave të dyshuar është bërë në Gjakovë dhe Pejë. 

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur: 

dy telefona Samsung me kartela të huaja

një fishek 9 mm,

një sprej Red pepper gez MK4 

dy antiplumba, njëri i zi dhe tjetri i bardhë 

një pushkë ajrore e kalibrit 6.35 mm 

dhjetë fishekë të kësaj pushke dhe një çantë e armës të po kësaj pushke 

dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, rreth 10 gramë 

një telefon celular i tipit Samsung CE 0168 me kartel Yallo numri nuk dihet.

një telefon celular Iphone 5 ngjyrë e zezë 

dy telefona Nokia 

një veturë e tipit Audi A-8 ngjyrë e kaltër

para në vlerë 725 euro e 10 centë.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar pesë persona, ndërsa me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë kurse dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje