Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia arreston dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’

Prishtinë, 16 nëntor2018

 

Drejtoria për Hetimine Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin eKorrupsionit, më 16.11.2018, pas ndërmarrjes se disa veprimeve hetimore ka bërëarrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrëdhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

 

    Idyshuari H.D. viti i lindjes 1964, m/k/sh, në cilësinë e U.d. Drejtorit tëFinancave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushurautorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet eavanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjetedyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, prajanë fiktive dhe për te cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmonarsyen e tërheqjeve. Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132,345.00(njëqind e tridhjete e dy mije e treqind e dyzet e pese euro).

 

Ndërsa i dyshuaridytë,  M.R. viti i lindjes 1952, m/k/sh, në cilësinë e Drejtorit të Financavenë Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017  dyshohet se kavepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen eavanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së e të cilat udhëtimenuk kane ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim meligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

 

Shuma e keqpërdorimittë mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit përudhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2104-2017 është 1,170,854.00 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetëe katër euro).

Të gjitha këto tërheqje të mjeteve  në  emër teavanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S.i arrestuar nga DHKEK-SHK, më 28.03.2018.  

 

      Pas intervistimit personate  dyshuar me aktvendim te prokurorit te PTH- Prishtinë dërgohen nëndalim  për 48 orë.

 

 

Merespekt

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje