Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës sekuestron mall të kontrabanduar dhe arreston një person për ‘kalim të paautorizuar të kufirit’

Prishtinë, më 17 prill 2026
Policia e Kosovës, ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-NjNSh Veri, Departamenti për Kufi, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme policore, në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, me datën 16.04.2026 rreth orës 20:05, në rrugën ilegale ndërmjet fshatrave Beluqe-Rvatska -Leposaviq kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë, duke ndaluar automjetin me vozitës P. S. (2002), të ngarkuar me mallra të ndryshme:
– 38 pako me gjithsej 760 shishe me pije alkoolike/birra,
– 2 pako pije,
– 2 pako korneta.
Me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’, kurse automjeti dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës.
Personi i dyshuar lirohet pas intervistimit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje