Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston gjashtë persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Prishtinë, 13 dhjetor 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

•M. L. lindur me 1987, m/s/k

•I. M. lindur me 1988, m/s/k

•S. S. lindur me 1974, m/s/k

•F. S. lindur me 1997, m/sh/k

•F. M. lindur me 198, m/sh/k

•F. R. lindur me 1977, m/sh/k

Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit 03/L-142. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejt

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje