Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar në Prizren

Me datën 14.12.2018, rreth orës 12:45, Policia e Kosovës, përmes njësiteve relevante në Prizren, ka zbatuar urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast në Rr.”Ismet Jashari“ në Prizren ka kontrolluar një shtëpi banimi dhe ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet B. S.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

Një (1) revole , me numër serik 28354,
Një (1) karikator,
Pesëdhjetë e dy (52) fishek dhe,
Dy (2 ) antiplumba.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.
 

Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje