Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’

 

Prishtinë, 18 janar 2019
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Prizren,  me 18 janar 2019, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.
Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:
V. K. lindur me 1995 m/sh/k
Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’, Neni 273.
Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:
1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë
4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë
1 (një) pistoletë me 6 fishekë
6 (fishekë) të armës së gjuetisë
5 (pesë) fishekë të pistoletës
1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro
1 (një) telefon
2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta
1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.
I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.
Me respekt
Zyra për informim e PK-së
DPP, Prishtinë
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje