Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar lidhur me vrasjen e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në rrugën Bill Klinton në Prishtinë

Prishtinë, 23 korrik 2019

Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019  “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton  ju informon se sot rreth orës 17:00  Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë  kanë arrestuar të dyshuarin:
•    N.B mashkull/shqiptar/kosovar 
Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje