Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale

Prishtinë, 26 maj 2017

 

Me datë 25.05.2017, Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njesitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës  dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar nje operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet (18) lokacione të ndryshme. 

Si rezultat i operacionit policor, në cilësin e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;

A.M.  (m)

E.R.    (m)

S.I.     (f)

D.A.   (m) dhe 

A.A.   (m)

Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike .

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar   sasi   e konsiderueshme e barnave  të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Republikën  e Kosovës.

Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës në bashkpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së   

DPP, Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje