Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përkujtohet Heroi i Kosovës Enver ZYMERI

Prishtinë, 26 korrik 2018
Për nder të shënimit të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver ZYMERI, Policia e Kosovës sot ka realizuar aktivitete në shenjë përkujtimi dhe nderi për veprën dhe heroizmin e tij.
Ceremonia përkujtimore ka filluar në orën 10:00, ku në shenjë nderimi, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush HARADINAJ, zëvendësministri i MPB-së, z. Abdulselami Shkodra dhe u.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Naim REXHA, të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Nga ora 11:00, delegacioni në përbërje me zëvendësministrin e MPB-së, z. Abdulselami Shkodra, u.d. Drejtorin e Përgjithshëm z. REXHA, menaxhmentin dhe stafin policor, pas homazheve të bëra tek varri, vizituan edhe familjen e heroit ZYMERI në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Me rastin e vizitës dhe nderimit të familjes ZYMERI,  u.d. Drejtori i Pergjithshëm z. REXHA, potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, e me pietet të veçantë përkujtohet heroi i Kosovës Enver ZYMERI.
Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje