Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Të shtëna në ahengje, konfiskohen tri armë

Në saje të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje Policia në Rajonin e Mitrovicës, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.

 

Gjatë 24 orëve  të fundit, njësitet policore në rajonin e  Mitrovicës,  kanë reaguar në dy  lokacione  ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje. Informacione për të shtëna ishin raportuar në Mitrovicë e Skenderaj,  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy  lokacionet të konfiskohen tri armë dhe 121 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

 

Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt.

 

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.

 

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.

 

 

Me respekt

Zyra për Informim

DRP-Mitrovicë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje