Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, priti në takim zyrtar z. Osman Havolli Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

 

Prishtinë, 24 maj 2018

Sot, në kuadër të agjendës, u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar z. Osman Havolli Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Naim Rexha fillimisht falënderoi z. Havolli për vizitën e tij dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

U. d. Drejtori Rexha tregoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të PK-së, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u çmua lart edhe bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi edhe më të lartë drejt angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje