Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ushtrimi i përbashkët I KEDS, Policisë, zjarrfikësit dhe emergjenca

Prizren, 28 Tetor 2022
Me datë 28 Tetor 2022, Policia e Kosovës mori pjesë në ushtrimin e përbashkët të KEDS-i, Zjarrfikësve dhe Emergjencës.
Konkretisht KEDS organizoi ushtrimin për evakuim dhe shpëtim nga ndërtesa e KEDS distrikti Prizren, në rrugën “Sylejman Rrotlla” në Prizren.
Ushtrimi i planifikuar ishte evakuim nga ndërtesa, shpërthim i zjarrit në katin e pare dhe punonjës i lënduar që mbetet brenda në objekt.
Detyre e Policisë ishte pjesëmarrja në ushtrim duke u paraqitur në vendin e ngjarjes, lajmërimin e njësiteve relevante si zjarrfikësit dhe emergjencën, si dhe sigurimi i vendit te ngjarjes, i jetës dhe pronës.
Në fund të ushtrimit Policisë së Kosovës iu dha një mirënjohja nga KEDS, në emër të Policisë mirënjohjen mori Nënkolonel Lulzim Shala.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje