Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vetëdijesimi për rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike

Mitrovicë, 12 prill 2023
Meqenëse trendi i krimeve kibernetike është në rritje, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jug dhe Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri vazhdon me fushatën senzibilizuese me qëllim të vetëdijesimit për rreziqet nga këto krime.
Në fletushkat të cilat janë duke u shpërndarë, qytetarët informohen me disa nga llojet e rreziqeve dhe metodave të mashtrimeve dhe keqpërdorimit të krimeve kibernetike, ku janë ilustruar disa shembuj se si të parandalohen rreziqet nga keqpërdorimet, cilat janë masat e sigurisë që secili mund të i ndërmerr për të parandaluar keqpërdorimit kibernetike.
Për çdo dyshim të keqpërdorimeve apo mashtrimeve nga krimet kibernetike raportoni në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].
Rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike
-Kujdes, llogaria juaj mund të ju keqpërdoret (hakohet)!
-Disa nga linçet (të rrejshme) krijohen për të keqpërdorur/mashtruar llogarinë tuaj!
-Mos hapni, mos aplikoni në secilin aplikacion që nuk e dini prejardhjen
(vërtetësinë e tij)
-Kujdes gjatë blerjeve online me kartela bankare në web faqe të panjohura!
Masat e sigurisë
-Para se të japësh të dhënat tuaja personale sigurohu për besueshmërinë e adresës-linkut!
-Mos shkarkoni aplikacione dhe webfaqe të pasigurta!
-Aplikimi me të dhënat tuja në linqe të ndryshme lehtësisht mund të keqpërdoret!
-Mos jepni numra personal te dokumenteve tuaja te identifikimit!
-Mos jepni numrat e xhirollogarisë suaj bankare dhe tre numrat e (kodin e sigurisë) te kartelës suaj te cilët janë te vendosur ne anën e mbrapsme te kartelës bankare!
-Mos jepni te dhëna tjera personale
Kujdes
-Dukurinë e keqpërdorimit të krimeve kibernetike mund ta hasim kudo.
-Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë përveç se i domosdoshëm – bart me vete edhe rreziqet e mundshme!
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje