Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të PK-së

Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të PK-së

Emri dhe mbiemri: Fehmi Hoti    

Datëlindja: 11.10.1970

Vendi i lindjes: Carallukë Malishevë 

Statusi civil: I martuar, dy fëmijë

Vendbanimi: Prishtinë

EDUKIMI

Master i Shkencave Juridike

Fakulteti i Shkencave Politike – Politikat e Sigurisë

 

PËRVOJA PROFESIONALE

2021 - Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

2019 - Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë - Prishtinë

2010 - 2019 - Drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimit

2009 - 2010 - Drejtor i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Analizë

2007- 2009 - Zëvendëskomandant Rajonal për Administratë

2006 - 2007 - Shef i Operativës Rajonale

2005 - 2006 - Shef i Hetimeve Rajonale

2004 – 2005 - Udhëheqës ndërrimi

2002 – 2004 - Zyrtar patrullues, Stacioni Policor Rahovec, DRP Prizren

 

INFORMATA TJERA

Pjesëmarrës në trajnime brenda dhe jashtë vendit, fushëveprimtaria e të cilave kryesisht përfshin fushën e sigurisë:

  • Programi Ekzekutiv në Studimet e Avancuara të Sigurisë (George C Marshall) Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë në Gjermani
  • Programi ekzekutiv zhvillimor i zbatuesve të ligjit (ILEA-Roswell SHBA)
  • Konferenca mbi trajnimin e hetimit të dorgave në nivel shtetëror dhe federal (SHBA)
  • Trajnimi: Luftimi i Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit Ndërkombëtar (BKA Gjermani)

 

AKTIVITETE TJERA

Pjesëmarrës në konferenca, vizita studimore dhe operacionale tek:

FBI- (Zyra Federale e Hetimeve) SHBA, BKA- Policia Federale Kriminale e Gjermanisë, DEA- SHBA, dhe policive partnere në vende tjera.

Dejan Jankovic filloi karrierën e tij në zbatimin e ligjit në korrik të viti 2000. Gjatë punës së tij në stacionin e Policisë së Shtërpcës ka punuar në disa njësi dhe pozicione si: hetim, njësi për komunitet, (tim lider)-udhëheqës i ekipit në patrullë etj. Me promovime ka punuar në pozicione të ndryshme: rreshter –shef ndërrimi 2001-2002, toger- zëvendëskomandant i stacionit nga 2002 në 2003.

Në fillim të vitit 2003 gradohet me gradën e kapitenit dhe bëhet komandant stacioni me detyrën për të përgatitur stacionin për tranzicionin nga UNMIK-u tek SHPK-ja. Me detyrë ricaktohet në stacionin policor të Gjilanit si zëvendëskomandant i stacionit dhe pas tranzicionit të suksesshëm ai bëhet shef i  Njësisë Rajonale të Trafikut në Gjilan, ku qëndron deri në vitin 2004. Për një vit kthehet  në Shtërpcë për të riorganizuar stacionin e Policisë dhe për të përmirësuar funksionalitetin, lidhjen multietnike dhe sjelljen profesionale. Në tetor të vitit 2004 promovohet në gradën e majorit.

Në fillim të vitit 2005 filloi të punojë në projektin e krijimit të komandës së re rajonale  në Ferizaj, menjëherë pasi bëhet zëvendëskomandant rajonal për Administratë  u promovua në gradën e nënkolonelit.

Në shtator të vitit 2005 promovohet në gradën e kolonelit dhe merr postin e komandantit rajonal në Gjilan. Për fat të keq ai nuk qëndroi gjatë në atë pozitë, sepse  mbijetoi një sulm me armë duke u kthyer nga puna, por që lëndimet e marra  nuk ishin të rrezikshme për jetën.

Pas shërimit, në shkurt të vitit 2006 bëhet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të sapokrijuar, ku  qëndroi deri në janar të vitit 2008.

Zoti  Jankovic  kthehet në Shërbimin Policor të Kosovës në Drejtorinë për Planifikim Strategjik dhe në shkurt të vitit 2009 emërohet në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Resurse të Policisë së Kosovës.

Zoti Jankovic diplomoi në nivelin Bachelor në Universitetin "Union" Busines Menagement dhe ka diplomuar në studimet akademike Master.

Zoti Jankovic u diplomua në Kolegjin për Studime Ndërkombëtare të Sigurisë “Liderët e Shekullit 21”, në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, në Gjermani, në vitin 2004.

Po ashtu në të njëjtën qendër diplomohet në Programin e Lartë Ekzekutiv, në vitin 2007.

Me sukses ka përfunduar një mori trajnimesh profesionale, gjithashtu mori pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme shkencore. 

Zoti Jankovic shpërblehet me Medalje të Trimërisë nga Shërbimi Policor i Kosovës në vitin 2006, si dhe Semper Fidelis Medaljen në vitin 2012 nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së.

Shpërblehet dhe me mirënjohje të shumta për punën e tij të dalluar .

Jeton në Shtërpcë me gruan dhe tre fëmijët.

Toggle Content
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje