Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komitetet Lokale për Siguri publike

Komitetet Lokale për Siguri Publike

Komitetet Lokale për Siguri Publike janë trupa konsultativë për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.

 

Ky forum i sigurisë mund të iniciohet për themelim në dy mënyra:

 

1. Kur qytetarët me vet iniciativë dëshirojnë të organizohen më mire në identifikimin dhe adresimin e problemeve si dhe në ngritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe komunikimit me policinë. Qytetarët në këtë rast bëjnë kërkesë me shkrim tek komandanti i stacionit policor në zonën e tyre të përgjegjësisë, ky i fundit e aprovon kërkesën e bashkësisë dhe e përcjell përmes zinxhirit komandues deri tek Drejtori I Përgjithshëm për aprovim.

 

2. Ku komandanti i stacionit policor në bazë të analizave të sigurisë në zonën e përgjegjësisë, në bazë të rasteve të raportuara dhe raporteve nga terrene, në mënyrë që të ngritë bashkëpunimin dhe komunikimin me anëtarët e bashkësisë, në konsultim dhe dakordim të plotë me bashkësinë parashtron kërkesë përmes zinxhirit komandues deri tek Drejtori I Përgjithshëm për aprovim.

 

Me qëllim të përkrahjes, ndërtimit të kapaciteteve dhe profesionalizmit të anëtarëve të këtij forumi të sigurisë, me përkrahjen e vazhdueshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizohen trajnime që kanë të bëjnë me ndërtimin e partneritetit, zgjidhjen e problemit, hartimin e projekteve etj.

 

Diversiteti kulturor, fetar, etnik profesional në përbërjen e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) është mjaft i theksuar, ku lirisht mund të themi se ky diversitet arrin përqindje deri rreth 85%.

 

Roli i Policisë së Kosovës në KLSP është mjaft i rëndësishëm dhe jetik. Çdo KLSP ka përfaqësuesit e policisë të cilët rregullisht marrin pjesë në takimet e organizuara dhe të drejtuara nga kryesuesit e KLSP-ve në të cilat shkëmbehen informata, shqetësime të banorëve dhe në të njëjtën kohë avancohet bashkëpunimi dhe komunikimi me qytetarë.

 

Ky forum i sigurisë është mjaft i rëndësishëm edhe në implementimin e Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Planin e Veprimit 2011-2016.

 

Përmes këtij forumi mjaft suksesshëm po arrihet që të ndryshojë qasja me qytetarë dhe të ndërrojë mentaliteti në të mirë të bashkësisë përmes raportimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me policinë. Zyrtarët policorë që janë anëtarë të këtyre forumeve janë mjaft të ndërtuar profesionalisht dhe kanë shkathtësi të mira komunikuese.

 

Kushtet e përgjithshme për themelimin dhe funksionimin e Komiteteve Lokale për Siguri Publike

 

Lista e KLSP në Kosovë 

 

Takimet e anëtarëve të KLSP-ve me banorët lokal për adresimin e problemeve të bashkësisë

 

Takimet Ekzekutive të Komiteteve Lokale për Siguri

 

Publike

 

Trajnimet profesionale dhe certifikimet e anëtarëve

të Komiteteve Lokale për Siguri Publike

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje