10 KËSHILLA TË DOBISHME – MBROJTJE NGA VJEDHJET – 10 KORISNIH SAVETA – ZAŠTITA OD KRAĐA
Prishtinë, 12 Gusht 2025- Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është duke zhvilluar një fushatë vetëdijësuese me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
Në lagjet e kryeqytetit nga zyrtarët policorë janë duke u shpërndarë fletushka vetëdijësuese, me temën “10 Këshilla të dobishme-Mbrojtje nga vjedhjet”.
Po ashtu, pjesë e fushatës është edhe bashkëbisedimi me qytetarët dhe njoftimi i tyre për mënyrat e parandalimit të vjedhjeve. Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat.
Priština, 12. avgust 2025 – Direkcija Policije glavnog grada sprovodi kampanju za podizanje svesti sa ciljem prevencije krađa i povećanja sigurnosti u zajednici.
U naseljima glavnog grada, policijski službenici dele informativne letke sa temom “10 korisnih saveta – zaštita od krađa”.
Takođe, deo kampanje je i razgovor sa građanima i obaveštavanje o načinima prevencije krađa. Policija Kosova poziva sve građane da sarađuju, prijave svaki sumnjivi slučaj i prate savete.