Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, sot priti në vizitë zyrtare kolonel Eric Riley me bashkëpunëtorë, komandant i Ushtrisë Amerikane në kuadër të KFOR-it, i cili është në përfundim të misionit të tij, si dhe komandantin e ri kolonel Derek Adams.
U. d. drejtori i Përgjithshëm Mehmeti falënderoi kolonelin Riley për kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Kosovës.
Kolonel Riley përgëzoi Policinë e Kosovës për punën, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë misionit të tij në Kosovë.
 
Në shenjë mirënjohjeje për nga të dyja palët u ndanë pllaka dhe letër falënderime.
 
U.d. drejtori i Përgjithshëm konfirmoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët me Komandën Rajonale të Lindjes.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje