Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë, 18 dhjetor  2020
Pas incidentit të grabitjes së armat  osur në tentativë në Veternik të Prishtinës, dhe plagosjes me armë zjarri të një zyrtari policor gjatë ballafaqimit me kryerësit e kësaj vepre, Ministri i Brendshëm z. Agim Veliu, realizoi një vizitë tek u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.
Ministri Veliu me rastin e vizitës shprehu shqetësimin e tij lidhur me plagosjen e zyrtarit policor, dënoi ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor dhe potencoi gatishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë nga MPB, Policisë së Kosovës. Ministri gjithashtu dëshiroi shërim sa më të shpejt për zyrtarin e plagosur dhe mos përsëritjen e rasteve të tilla.
Me këtë rast drejtori Mehmeti e informoi ministrin Veliu për gjendjen shëndetësore të zyrtarit policor të plagosur dhe e vlerësoi lart mbështetjen e ministrit në këto momente.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje